VMRO e Strugës: Sa ishte Sela kryetar, maqedonasit u diskriminuan!
Këshilli komunal i Strugës në mënyrë unanime ka votuar këshilltarin Mustafa Zabzuni si ushtrues të detyrës së Kryetarit të Komunës së Strugës pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur Ziadin Sela i cili pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit mori mandatin e deputetit.

Për Mustafa Zabzunin votuan 23 këshilltarët e pranishëm në seancën e Këshillit komunal të Strugës.

Gjoko Ilieski në emër të grupit të këshilltarëve të VMRO-së pasi deklaroi votën pro të grupit të këshiltarëve të kësaj partie nënvizoi se shpreson që me Mustafa Zabzunin do t’i vijë fundi politikës njënacionale që sipas tij është ushtruar deri tani nga pushteti vendor i Strugës si në punësime ashtu dhe në vendime të caktuara.

Ilieski la të kuptohet se deri tani politika e Komunës së Strugës ka qënë e orientuar vetëm në dobi të një komuniteti në rastin konkret të shqiptarëve, transmeton Koha.

Ai nënvizoi se shpreson se me Zabzunin kryetar të Strugës kjo qasje do të ndryshojë dhe komuna e Strugës do të ketë një institucion në dobi të të gjithë komuniteteve./albeu.com/

Shtuar më 02/02/2017, ora 22:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori