Skuadra e tyre po “keqtrajtohet” nga Liverpool, tifozët e “Djajve të Kuq” braktisin ndeshjen

As tifozi më i flaktë e Liverpoolit nuk mund ta kishte menduar se skuadra e tij do të arrinte një rezultat kaq të thellë përballë Manchester United në “Old Trafford”.

Pjesa e parë e mbyllur me rezultatin 0-4 shastisi skuadrën e Solskjaer dhe tifozët në stadium, por këta të fundit qëndruan  për të mbështetur skuadrën e tyre  edhe në pjesën e dytë me shpresen se United të paktën do ta zbuste këtë humbje.

Por goli i 5 i “The Reds” dhe kartoni i kuq për Poga që në minutën e 60 ka sosur durimin e të pranishmeve të cilët kanë nisur të zbrasin stadiumin ende pa përfunduar ndeshja. /albeu.com


Shtuar 24.10.2021 19:14