VMRO-DPMNE: Sulmi ndaj një partie pa dëshmi nuk ka ndodhur asnjëherë në Maqedoni
VMRO-DPMNE-ja përmes një njoftimi për mediat njofton se pas punës së mbrëmshme të zyrës së LSDM-së, është e qartë se PSP-ja bën sulm mbi VMRO-DPMNE-në.

Sipas kësaj partie, synohet eliminimi politike dhe dobësimi i tyre dhe i Maqedonisë.

"Qëllimi është stigmatizimi dhe njollosja e qindra njerëzve nga OBRM-PDUKM-ja kundër të cilëve udhëhiqet proces fundi i të cilit është qëllim politik, dhe jo drejtësi.

Ajo që ndodh me PSP-në nuk ka absolutisht lidhje me drejtësinë dhe është e lidhur me interesa politike të strukturave të caktuara", thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE -së.

Sipas kësaj partie, një proces i montuar politik ndaj një partie pa dëshmi, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori