VMRO-DPMNE sot dorëzon listën e deputetëve
Anëtarët e VMRO-DPMNE-së që prej mëngjesit të sotëm gjenden në selinë e partisë, ku sipas burimeve partiake do të flitet për dërgimin e listave me kandidat për deputet deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Sonte në mesnatë përfundon afati për dërgimin e listave të kandidatëve për deputet deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Nëse nuk arrin asnjë listë kandidatësh, Komisioni ka vetëm një mundësi, që ta konstatoje gjendjen e tillë, shkruan Telegraf.

Lëvizja Popullore për Maqedoni paralajmëruan se sot në orën 13 do të dërgojnë listat për kandidat për deputet. Gjendja e krijuar nuk është e parashikuar në Rregulloren Zgjedhore.

Nga KSHZ thonë se nëse realizohet skenari, asnjë parti të mos dërgoje lista të kandidatëve për deputet, do të konstatohet gjendja, me vërejtje se nuk mund që të mbahen zgjedhjet pa kandidatët për deputet, pas së cilës topi do të hedhet në duart e Parlamentit./Albeu.com/
Shtuar më 11/05/2016, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori