VMRO-DPMNE: Shilegov manipulon të ardhurat e tij
Zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov, akuzohet se ja të ardhurara për pronat të cilat nuk i ka deklaruar askund. Këto akuza ndaj Shilegov janë bërë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Stojkovski. Sipas këtij të fundit, Shilegov duhet të tregojë për të ardhurat e tij, dhe të mos bëjë manipulime.

Petre Shilegov po hesht për skandalin në të cilën është futur deri në fyt. Në vend që të jap përgjigje ndaj opinionit se ku i ka 700 euro të hyra mujore për pronë e cila askund nuk ekziston, ai edhe më andej del në opinion me manipulime. Kjo gjë flet qartas se ky njeri jeton në një botë paralele.

Nëse nuk dëshiron të flas për këtë qiradhënie, atëherë Petre Shilegov si ekspert i qirave në LSDM do ta pyesim edhe për një rast tjetër ku është i përfshirë. Ja kështu. A është e vërtet Shilegov se në banesën tuaj në bulevardin Kuzman Josifoski Pitu 19/5-4 nga 87 metra katror në Shkup, janë të paraqitur katër firma të cilat funksionojnë në një banesë?

Prej këtyre katër firmave, dy janë në pronësi të Petre Shilegov, shoqëria e avokatëve Shilegov dhe partnerëve dhe Brokeri i ri i sigurimeve A.D. Shkup, por shumë me rëndësi është informacioni për dy firmat që nuk janë në pronësi të tij, Blek Stoun Holding Dooel dhe Urban Solutions Dooel”, theksoi Stojkovski. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori