VMRO-DPMNE reagon ndaj deklarimeve për legalizimin e martesave gay
VMRO-DPMNE ka reaguar sot ndaj deputetit më të vjetër në Kuvendin e Maqedonisë, nga radhët e BDI-së, Branko Manojlovski, i cili dje në seancën e komisionit parlamentar, ka thënë se është koha që Maqedonia të legalizojë martesat gay.

Martesa është bashkësi kryesisht midis një burri dhe një gruaje. Ashtu ka qenë, ashtu edhe duhet që të ngelë. Maqedonisë nuk i duhen eksperimente me martesa të njëjtës gjini ose marrjen e fëmijëve pa prindër nga ana e çifteve të së njëjtës gjini, deklaroi sot në pres konferencë, Blagica Lasovska nga VMRO-DPMNE.

“Pa debat dhe argumente, pushteti i udhëhequr nga LSD dhe BDI opinionit dje në mënyrë mjerane ia imponuan propozimin për legalizimin e martesave të homoseksualeve që mund të jetë hyrje për marrjen e fëmijëve pa prindër nga çifte homoseksualësh”, ka thënë Lasovska. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori