VMRO-DPMNE: Qytetarët janë të lirë të votojnë pro ose kundër në referendum
Me fjalën “Se në fund do të fitojë Maqedonia”, lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se ka mbaruar mbledhja e Komitetit Ekzekutiv, në të cilën është marrë qëndrim, që qytetarët të votojnë në referendum në bazë të bindjes vetanake.

“Kjo nuk është çështje vetëm e Mickoskit apo VMRO-DPMNE-së, as vetëm e Zaevit apo LSDM-së, por e tërë Maqedonisë. Në këtë moment historik, VMRO-ja, pas konsultimit me qytetarët, për bojkotim apo kundërshtim të referendumit, dhe pas konsultimeve me ndërkombëtarët dhe anëtarët e partisë, sërish vlerësoi se kjo marrëveshje është e dëmshme për Maqedoninë, dhe prandaj ne do t’ua lëmë qytetarëve, që vendimin për referendumin ta marrin në bazë të bindjes vetanake”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski në fund të fjalimit ka kërkuar duel nga kryeministri Zoran Zaev, pasi që siç tha ai, “në tryezë kemi marrëveshje dhe shumë çështje të cilat duhet t’ju sqarohen qytetarëve para 30 shtatorit”.

“Hajde në tryezë, në duel, sepse kemi një marrëveshje, sepse kemi shumë gjëra që duhet të diskutohet, dhe të cilat duhet të ju bëhen të qarta qytetarëve deri para 30 shtatori”, tha Mickoski.
Shtuar më 12/09/2018, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori