E FUNDIT/ Shënohen 106 raste të reja me COVID-19 në vend
VMRO-DPMNE: Qëndrimi për zgjedhjet e reja nuk është i Uashingtonit zyrtar
VMRO-DPMNE, me anë të një deklarate për për medie, ka thënë se me përgjigjen e saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar se qëndrimi lidhur me zgjedhjet e reja nuk është qëndrim zyrtar i Uashingtonit.

"Përgjigja e Ambasadës është e shkurtër dhe thotë gjithçka. Është e dukshme se nuk ka konfirmim se bëhet fjalë për qëndrim zyrtar dhe sugjerim të administratës së re në Uashington se nuk duhet të ketë zgjedhje të reja, përkatësisht se partitë në përbërjen e tanishme duhet të bisedojnë për formimin e qeverisë së re", thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj përgjigjes së fundit të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori