E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
VMRO-DPMNE: Qeveria lejoi që për dy muaj të helmohen qytetarët e Strugës
Pasi qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme solli vendimin që urgjentisht të zgjidhet problemi me deponinë në Strugë, ka reaguar partia më e madhe opozitare.

Ata përmes një njoftimi këtë vendim të qeverisë e quajnë joserioz dhe të papërgjegjshëm.

“Është joserioze dhe e papërgjegjshme që qeveria pas dy muajve të plotë, pasi qytetarët e Strugës janë helmuar çdo ditë nga djegia e deponisë, të sjell vendim për zgjidhje urgjente të këtij problemi serioz.

Qeveria lejoi që dy muaj deponia të hemojë qytetarët dhe të shkatërrojë sezonin turistik në këtë rajon”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë qe qeveria në vend që të merret me punësime partiake, të fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2017, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori