VMRO-DPMNE: Qeveria e LSDM nuk ka bërë asnjë hap para krah BE dhe NATO
Pëlqej
VMRO-DPMNE ka reaguar ne lidhje me konferencën për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev. Në komunikatën e VMRO thuhet se Zoran Zaev e keqpërdor policinë për frikësimin e kandidatëve për kryetar të cilët nuk janë nga partia e tyre. LSD I keqpërdor organet shtetërore.

Qeveria e LSD thjesht ajo që ka bërë për këta tre muaj ishte nënshkrimi I marrëveshjes së dëmshme me Bullgarinë në dëm të interesave të shtetit. Zoran Zaev tjetër flet para kamerave, kurse tjetër gjë bëjnë anëtarët e partisë së tij në institucionet të cilët I shkelin themelore të njerëzve në realizimin e orientimeve të dhëna nga partia.

Zaev pa pikë turp flet për zhvillimin ekonomik dhe vende të reja të punës, por në fakt çdo hap e ka të orientuar kah zhdukja e ekonomisë. Rritja e paralajmëruar e tatimeve kah fundi I vitit do të shkaktojë rritje të papunësisë dhe ulje të numrit të investitorëve.

LSD për tre muaj e gjysmë nuk ka bërë asgjë që do ta çonte Maqedoninë përpara. LSD vetëm ka sjellë stagnim në të gjitha fushat në shoqëri thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2017, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori