VMRO-DPMNE: Parimin "fituesi me fituesin" e kërkuan partitë shqiptare
Pas takimit me diplomatët britanik, VMRO-DPMNE ka lëshuar një deklaratë më anë të së cilës informon për temën e bisedimeve dhe qëndrimin partiak mbi negociatat për formimin e qeverisë.

“Për shkak se jemi vend multietnik ka një rregull që në të kaluarën partitë shqiptare kanë kërkuar të jetë edhe ligj, jo vetëm parim. VMRO-DPMNE atëherë deklaroi se është më mirë që të mbetet në parim, për shkak se është e jashtëzakonshme që të bëhet ligj, ky është ai parimi që “fituesi me fituesin të formojnë qeveri”.

Në këtë temë kemi pasur shumë konferenca për shtyp dhe intervista, sidomos për shkak se edhe bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që të jetë parim. Vetë kryetari i BDI-së ka deklaruar se nëse nuk merret në qeveri partia fituese tek shqiptarët do të bëhet defaktorizimi i shqiptarëve. Tani për herë të parë erdhi situata kthyese, tani gjithçka varet prej BDI-së se çfarë qeverie do të ketë në të ardhmen”, thuhet më tej në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2017, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori