VMRO-DPMNE ngre shtabet zgjedhore
VMRO-DPMNE
Partia qeverësisë në Maqedoni VMRO-DPMNE po bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat mund të mbahen së bashku me ato Lokale në 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Partia e Nikolla Gruevskit tashmë ka nisur me hapjen e shtabeve zgjedhore nëpër disa komuna të Shkupit, ku aktivistë të saj kanë konfirmuar se është dhënë urdhëri për nisjen e fushatës dhe propagandimit në terren pranë votuesve të tyre.

"Po kemi urdhër për hapjen e shtabeve partiake dhe se ka nisur aktiviteti partiak për zgjedhjet parlamentare", ka thënë për INA, një zyrtar lokal i VMRO-DPMNE.

Shtabet me materiale propaganduese pritet të vërshohen gjatë ditëve në vijim dhe se siç bëhet e ditur të gjitha instruksionet po ndiqen edhe nga kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe njerëzit e tij të afërt.

Nga ana tjetër, partitë shqiptare akoma nuk kanë zyrtarizuar ndonjë aktivitet lidhur me parapërgatitjet për zgjedhje parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2012, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori