Komisioni statutar i VMRO-DPMNE-së ka filluar punën për ndryshimin e statutit të partisë. Burime brenda opozitares bëjnë të ditur se tashmë në parti janë adresuar disa
propozime për
ndryshime statutare.
Nga VMRO-DPMNE thonë se përmbajtja e propozimeve për
ndryshime nuk do të bëhet publike për shkak të ruajtjes së interesit brenda-partiak.
Propozime kanë dorëzuar edhe iniciativa për reforma, demokratizim dhe modernizim të VMRO-DPMNE-së.
Sipas Ilija Ilijovskit pjesë e kësaj iniciative, propozimet kanë të bëjnë me barazimin e peshës së votës së çdo anëtari dhe kufizimin e mandatit me qëllim që t’i jepet mundësia strukturave dhe forcave të reja.
Derisa procesi për
ndryshime statutare po vijon, VMRO-DPMNE-ja akoma bojkoton punën e Kuvendit.
Ditë më parë, ushtruesi i detyrës koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev theksoi se bazat mbi të cilat kishte filluar ndërtimi i dialogut politik u shkatërruan që me vazhdimin e paraburgimit ndaj deputetëve, ish funksionarëve dhe anëtarë të VMRO-së si të dyshuar për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017,
ora 18:10