VMRO-DPMNE mbajti tubim përfundimtar në Shkup
Premtime për fillim të epokës së re për zhvillim të komunave përmes projekteve me afate konkrete për kushte më të mira për qytetarët, ndërsa në Shkup bulevarde të reja, ujësjellës, sipërfaqe të reja, transport bashkëkohor publik, projekte kapitale dhe investime, tha sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin qendror në Shkup të Koalicionit për Maqedoni më të mirë.

"Bashkangjituni epokës së re që të përshpejtojmë përparimin e Maqedonisë dhe të qyteteve dhe fshatrave tona. Nuk do t'ju zhgënjejmë, ju japim fjalën me emër dhe me nder", tha Gruevski.

Ai vlerësoi se pjesëmarrësit në tubim me praninë e tyre e kanë shndërruar ditën e zgjedhjeve - 15 tetorin në fitore dhe kërkoi në këtë ditë, siç tha, qytetarët ta lëshojnë dritën që të përfundojë errësira.

Qytetarët çdoherë meritojnë më mirë, ndërsa me epokën e re të cilën e premton, paralajmëron 150.000 vende të punës, rënie të papunësise për 10 për qind, tatime më të ulëta, rroga më të mëdha, pensione, subvencione.

Kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski në tubimin e sontëm tha se do të fitojnë për një përparim modern të Shkupit, për Shkupin ku do ketë bashkëjetesë dhe respekt, për një Shkup solidar, për Shkupin ku do të zhvillohet dhe do jepen mundësi për të gjithë me zgjidhje dhe shance për të gjithë.
Shtuar më 13/10/2017, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori