VMRO-DPMNE: Maqedonia nuk duhet të bie në nivelin e Koresë Veriore komuniste
Përmes një njoftimi dërguar mediave, VMRO-DPMNE-ja konsideron se Maqedonia është shtet demokratik dhe se askush nuk mund ta kthejë në vitet e 90-ta për të promovuar krimin dhe qeverisjen tranzicionale.


Sipas tyre, LSDM-ja në mënyrë kriminale qeveris vendin.

Kjo parti e akuzon Zoran Zaevin se ka kërkuar ndërrim të prokurorit publik për të penguar hetime të, siç thonë, financimit të paligjshëm të fushatës së LSDM-së.

VMRO-ja deklaron se Maqedonia nuk guxon të bie në nivelin e shteteve si Koreja Veriore komunikste dhe se duhet të bazohet në parime demokratike për të cilat nuk ka kompromis. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori