VMRO-DPMNE: LSDM-ja po e dërgon në kaos qytetin e Ohrit me kuadro jokompetent
VMRO-DPMNE-ja në Ohër përmes një konference për shtyp ka akuzuar LSDM-në dhe kuadrin e saj në këtë qytetet. Sipas saj, vendimi për qeverisjen e LSDM është bërë në mënyrë joligjore, ka pasur shkelje brutale të ligjit dhe marrje të vendimit në mënyrë kriminele.
“Deri në çfarë shkalle ka ardhur LSDM dhe kryetari i komunës Jovan Stojanoski të heshtë dhe kokën mos e ngreje nga turpi, pa asnjë arsyetim ka vendosur të heshtë, nëse kjo heshtje bëhet për shkak se kanë frikë nga përgjegjësia e nuk dinë çfarë të përgjigjen”, pyet Perço Bozhinovski nga VMRO, në konferencën e sotme për shtyp.

“Cili nga anëtarët e zgjedhur në bordet drejtuese dhe mbikqyrëse në ndërmarjet publike në Ohër disponon ndonjë certifikatë për njohje të gjuhëve të huaj, kalim të testit psikologjik dhe të integritetit në bazë të ligjit për ndërmarje publike. Pse nuk ka vepër penale dhe nuk është shkarkuar drejtoresha e ndërmarjes varezat e qytetit nga ana e kryetarit Jovan Stojanoski?”, këto dhe shumë akuza të tjera në adresë të LSDM ka bërë Bozhinovski i VMRO. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018, ora 21:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori