VMRO-DPMNE: Ligji për gjuhët është mashtrim, në dëm të Maqedonisë
Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar pas miratimit të Ligjit për gjuhën shqipe duke dekklaruar se është jokushtetues.

VMRO-DPMNE thotë se ky ligj do të sjellë institucione joefikase, në vend që të jenë në shërbim të qytetarëve dhe se është miratuar me mashtrim.

"Me këtë akt, pushteti tregoi se akti më i lartë juridik, Kushtetuta e shtetit për të është fjalë e vdekur në letër. Ky ligj u miratua me mashtrim, gjegjësisht vendosje të rrejshme të simbolit evropian, me ça u keqpërdorën procedurat për miratimin e ligjeve nga rëndësia për integrim të vendit në BE. Pushteti duhet të mbajë përgjegjësi për këtë manipulim ndaj qytetarëve. Dygjuhësia nuk do të kontribuojë për avancim real të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni, përkundrazi do t’i thellojë dallim dhe do të shkojë në dëm të homogjenitetit të shoqërisë maqedonase", thonë nga VMRO-DPMNE. /albeu.com/


Shtuar më 11/01/2018, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori