VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të drejta dhe demokratike
Pëlqej
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski realizoi sot një takim me ambasadorët e SHBA-ve, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Republikën e Maqedonisë, ku temë e bisedimeve ka qenë fushata zgjedhore dhe zhvillimi i zgjedhjeve.

“VMRO-DPMNE ka theksuar se gjatë fushatës zgjedhore janë vërejtur një sërë shkeljesh të procesit zgjedhor, incidente fizike, shtabe të demoluara, si dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore për qëllime partiak”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VMRO.

VMRO thekson gjithashtu nevojën e zbatimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, me ç’rast nevojitet angazhim i shtuar i institucioneve shtetërore.

“VMRO është e bindur se zgjedhjet lokale duhet të jenë sipas standardeve më të larta, me qëllim që Republika e Maqedonisë të vazhdojë të ecë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, shtohet në kumtesë. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori