VMRO-DPMNE hap garën për president, si mund të aplikoni
VMRO-DPMNE ka publikuar shpallje publike për paraqitje të kandidaturave për president të Maqedonisë.

Nga partia thonë se të gjithë ato kandidatë, të cilët i plotësojnë dispozitat ligjore dhe kushtet për kandidim dhe të cilët pajtohen dhe i përkrahin politikat e VMRO-DPMNE-së, duhet që të dorëzojnë letër individuale deri te selia e partisë më së voni deri më 31 janar.

“Menjëherë pasi të dorëzohen kandidaturat, të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet, do të kenë të drejtë të barabartë t’i prezantojnë planet dhe programin përpara partisë. Në pajtueshmëri me vendimin e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së në konventë do të marrin pjesë dhe do të vendosin 550 delegatë.

Parimi për zgjedhje është me votim të fshehtë, ndërkaq për do të vlerësohet si kandidat i zgjedhur i VMRO-DPMNE-së për kandidimzgjedhjet presidenciale ai që do të fitojë më shumë vota, por jo më pak se një e treta e delegatëve. Nëse asnjëri kandidat nuk e fiton numrin e nevojshëm të votave, atëherë votimi do të përsëritet. Në votimin e dytë do të marrin pjesë dy kandidatë të cilët kanë marrë më shumë vota në votimin e parë”, informojnë nga partia opozitare.

Sipas informatave, konventa duhet të mbahet më 16 shkurt. Në parti janë të bindur se kandidati i tyre do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se me 2 ose 3 shkurt të këtij viti do të shpallen zgjedhjet presidenciale që do të mbahen sipas të gjitha gjasave në fund të marsit, ose në fillim të prillit.

zgjedhjet të jenë të suksesshme, duhet që të dilet në rrethin e dytë rreth 720 mijë votues, ose rreth 40% nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën Zgjedhore.
Shtuar më 04/01/2019, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori