VMRO-DPMNE: Gjykata të mos vendosë sipas presioneve
Pëlqej
Gjykata duhet të punojë vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe assesi ndryshe, ndërsa si reprezent i pushtetit të tretë nuk guxon t’i nënshtrohet dhe vendosë sipas sugjerimeve dhe presioneve, porositi sot VMRO-DPMNE-ja.

Sipas Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE-ja, procedurat penale të Prokurorisë Speciale Publike janë tendencioze dhe plotësisht të motivuara politike, ndërsa kërkesat për paraburgim për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së të dorëzuara deri te apeli janë tentim për presion ndaj gjykatës që t’i shfuqizojë vendimet e pabaza për marrje të dokumenteve të udhëtimit.

“Masat për sigurim të pjesëmarrjes të kërkuara nga PSP për udhëheqësinë e partisë janë tërësisht të pabaza, pa dëshmi dhe përfundimisht të paargumentuara. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk ka për qëllim të lëshohet në arrati, sepse nuk kanë kryer asnjë vepër penale dhe çdoherë kanë punuar sipas Kushtetutës dhe ligjit. Se kjo është kështu dëshmi është edhe elaborimi i gjykatës së shkallës së parë ku shqyrtohen masat për marrje të dokumenteve të udhëtimit, ndërsa kjo është e dukshme se është marrë nën presion politik”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai potencoi se personat nga udhëheqësia e partisë duke pasur parasysh udhëtimet e shpeshta për shkak të funksionit partiak nëse do të dëshironin të iknin këtë kanë mundur ta bëjnë shumë herë. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori