VMRO-DPMNE: E pranojmë edhe rezultatin pro në referendum
Nëse referendumi do të jetë i suksesshëm dhe shumica do të votojnë në drejtim për përkrahje të referendumit, situata mbetet e qartë dhe VMRO-DPMNE- do ta respektojë këtë, kështu deklaroi lideri partisë opozitare, Hristian Mickoski në debatin Click plus të Televizionit 21, i pyetur nëse referendumi kalon me sukses.

Në lidhje me qëndrimin e tij për referendumin, ai e përsëriti qëndrimin partiak se secili duhet të vendosë sipas bindjeve personale, duke shtuar se VMRO-DPMNE është për integrim në Bashkimin Evropian (BE), por është kundër Marrëveshjes për Emrin me Greqinë.
Shtuar më 20/09/2018, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori