VMRO DPMNE ka reaguar nëpërmjet një konference për shtyp lidhur me faktin se ndihen të
përjashtuar nga qeveria për çështjen e emrit.
Burime nga partia thonëse nuk disponojnë asnjë lloj informacioni që ka të bëjë me këtë çështje për të kuptuar se në cilën fazë është procesi i
bisedimeve me Greqinë.
-Dje ishit dëshmitarë dhe dëgjuat dy deklarata diametralisht të ndryshme. Njërën të eurokomisionerit Johanes Han i cili thotë se për dy javë problemi do të zgjidhet dhe deklaratën e kryeministrit Zaev i cili u shpreh se është kohë e shkurtër që të arrijmë zgjidhje. Ata vet e udhëheqin procesin dhe VMRO DPMNE ka informacione bosh lidhur me atë se deri ku kanë arritur bisedimet, e mos të flas për hollësirat e
bisedimeve -theksoi Dragan Danev nga VMRO DPMNE. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018,
ora 16:33