VMRO-DPMNE dhe BDI me deklaratë të përbashkët për anëtarësim në NATO
Dy partitë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI kanë dorëzuar në Kuvend Propozim-deklaratën për reafirmimin e qëllimit strategjik për anëtarësimin e vendit në NATO. Në të theksohet se integrimi i vendit në Aleancë është përcaktimi kryesor politik i institucioneve dhe të gjitha forcave politike për kontributin e dhënë në kuadër të këtij procesi.

Agjencia e lajmeve Ina shkruan se me këtë deklaratë do të bëhet thirrje që të respektohen parimet e dyerve të hapura të NATO dhe se bëhet e qartë se Maqedonia ka plotësuar të gjitha kriteret dhe kushtet për anëtarësim. Deklarata i bën thirrje OKB dhe organizatave tjera ndërkombëtare që të respektohet vendimi i GJND-së për të hapur rrugën e anëtarësimit në NATO. /albeu.coom/
Shtuar më 24/04/2012, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori