Vlahovic: Jemi vetëm në fillim, një ndeshje si çdo tjetër kundër Fiorentinës

Bomberi i talentuar Vlahovic, ka folur për “Sportmediaset” pas ndeshjes me Sassuolos për gjysmëfinalen ndaj Fiorentinës, ish-ekipit të tij.

“Gjysmëfinalja kundër Fiorentinës? Mendoj vetëm për ndeshjen dhe fitoren, të tjerat nuk më interesojnë. Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat.

Jemi vetëm në fillim, por siç e kam thënë dhe më parë, i detyrohem shumë shokëve të ekipit, trajnerit dhe të gjithë klubit të cilët më kanë pritur shumë mirë.

Dybala dhe Morata? Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, unë jam i riu këtu dhe i dëgjoj këshillat e tyre”, është shprehur Dusan Vlahovic./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.02.2022 09:08