VMRO-DPMNE bllokon komisionet e Kuvendit
Deputetët e VMRO – DPMNE-së vazhduan me ndërhyrjet procedurale duke e stërzgjatur debatin edhe në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, veprim ky që nxiti polemika mes deputetëve të tyre dhe shumicës.

Në rend ditë të komisionit ishin raportet për dy vitet e kaluara të punës së Këshillit Buxhetor Gjyqësor dhe realizimi i Buxhetit Gjyqësor dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Por, deputeti socialdemokrat Hari Llokvenec tha kjo që ndodhi sot në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, është diçka e parë dhe e pritur nga VMRO – DPMNE-ja, njofton Alsat-M.

Në një moment të debatit kryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski u detyrua të jepte gjysmë ore pushim duke i paralajmëruar deputetët e VMRO – DPMNE-së që mos të vazhdojnë me replikat dhe ndërhyrjet proceduralet sikur që ishte rasti në seancën konstituive të Kuvendit, mirëpo edhe pas pushimit, anëtarët e VMRO – DPMNE-së nuk i dëgjuan këshillat e Kiracovsit dhe vazhduan me replikat. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2017, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori