VMRO-DPMNE: Askush nuk beson se SOROS po lufton për një shoqëri të hapur
VMRO-DPMNE-ja, me anë të një deklarate për medie, ka thënë sot se gjithnjë e më shumë po bëhet "luftë" ndaj mbështetësve të SOROS-it në Maqedoni dhe në botë, dhe se askush më nuk beson se po luftojnë për një shoqëri të hapur.

"LSDM, Soros me ashpërsinë e tyrë në rrugët e Shkupit kanë lënduar dhjetra policë zyrtarë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në vlerë prej qindra mijëra euro.

Shihen motivet e tyre të ulta për dhunë dhe barbarizëm. Janë bërë lajm edhe në SHBA. Kanë filluar t'i quajnë bandat e Sorosit", thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu, VMRO ka theksuar se populli në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka bërë zgjedhjen dhe është përcaktuar për paqe, dhe jo për SOROS-in. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori