VMRO-DPMNE akuzon LSDM se është pjesë e një skandali korruptiv
Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që priten të zhvillohen në Maqedoni, partitë politike nxitojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për përfshirje në skandale.

Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE Ilija Dimovski, pretendon se ka zbuluar një skandal në të cilin është i përfshirë edhe nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski si dhe kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski.

“Në datën 28.01.2013 është nënshkruar marrëveshja për furnizim publik mes ndërmarrjes publike komunale Kumanovë – parking dhe një firme nga Beogradi me emër "Metroparking" DOO. Ndërkohë në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes drejtor i ndërmarrjes publike komunale Kumanovë – parking ka qenë Trajko Trajkovski, i emëruar nga vetë kryetari i komunës Zoran Damjanovski.

Ky drejtor përherë gjendet në funksione të larta të partisë LSDM, por edhe në funksione shtetërore.

Firma nga BeogradiMetroparking’ DOO është një firmë private në pronësi të disa personave, mes të cilëve edhe Dejan Simiç”, deklaroi Ilia Dimovski.

“Në Republikën e Maqedonisë ekziston firma ‘Metroparkingplus’ DOO- Shkup e themeluar më datë 16.06.2010. Në firmën e Shkupit, njëri nga themeluesit është i lartpërmenduri Dejan Simiç nga Beogradi. Fakt është se ‘Metroparking’ DOO - Beograd është në mënyrë kapitale e lidhur me ‘Metroparkingplus’ DOO -Shkup.

Dy firmat kanë një themelues dhe pronar të njëjtë. Sipas dokumenteve Damjan Mançevski ishte pronar i firmës ‘Metroparkingplus’ DOO - Shkup në moment kur firma ‘Metroparking’ DOO nga Beogradi e fitoi tenderin për menaxhim me parkingjet në qytetin e Kumanovës, ku kryetar është Zoran Damjanovski nga LSDM”, deklaroi sot para gazetarëve Ilija Dimovski. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori