VMRO do të bojkotojë seancën Shqipëri-Kosovë
Mospjesëmarrja e ministrave të Ahmetit do të bëj që në seancat e planifikuara me Kosovën dhe Shqipërinë të mos jenë të pranishëm ministrat e VMRO-DPMNE-së.

Kjo do të jetë si një përgjigje ndaj ministrave të BDI-së, të cilët bojkotuan seancën e përbashkët me Serbinë, shkruan Zhurnal.

“Si mund zotërinjtë nga BDI të bojkotojnë një nismë të tillë, kur ata vetë e kanë mbështetur. Është shumë joserioze kur i dëgjon teksa angazhohen për bashkëpunim rajonal, dhe nga ana tjetër e sabotojnë atë”, ka theksuar burimi.

Nesër (e hënë), do të zhvillohet në Beograd seanca e parë e përbashkët në mes dy shteteve, e para e këtij formati deri më tani. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2013, ora 15:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori