Shqiptari në Selanik kërcënon se do të hidhet nga ndërtersa 12-katëshe: S’kam para as dokumenta (VIDEO)

Një burrë ka hipur në një ndërtesë 12 katëshe në Selanik, nga ku kërcënon se do të hidhet. Incidenti me shqiptarin gjysmë të zhveshur po ndodh në rrugën Lagada.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, si dhe njësitë e Zjarrfikësve për të parandaluar burrin që të kryejë aktin tragjik.

Ai tha se nuk ka dokumente qëndrimi, është pa para dhe jeton në një kasolle. Ndër të tjera shtoi se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.


Shtuar 6.09.2020 13:14