Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së sot në Parlamentin
Evropian me ndërmjetësim të tre eurodeputetëve dhe nën syrin e përfaqësuesve të Komisionit
Evropian do të kenë dialog për zgjidhjen e krizës
politike të Republikës së Maqedonisë.
Eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard
Kukan dhe Riçard
Hovit, në ndërtesën e Europarlamentit në Bruksel janë nikoqirë të Nikolla Popovskit, Nikolla Todorovit dhe Ilija Dimovskit (VMRO-DPMNE), respektivisht të Radmilla Shekerinskës, Renata Trenevska-Deskoskës dhe Viktor Gaberit (LSDM).
Treshen e eurodeputetëve, e përbërjnë Vajgël, i cili është raportues për Maqedoninë në Europarlament, por edhe përfaqësues i Aleancës së liberal-demokratëve
evropianë (ALDE),
Kukan nga Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe
Hovit nga Socialistët dhe demokratët
evropianë (SiD). Ata të premten theksuan se ky dialog do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura, shkruan "MIA".
Sipas asaj që u paralajmërua edhe në seminarin e javës së kaluar për kulturë
politike në Parlamentin
Evropian, në të cilin ishte e pranishme Shekerinska dhe dy deputetë të tjerë nga radhët e LSDM-së, si dhe Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, eurodeputetët nuk pritet të ofrojnë zgjidhje, por ajo pritet nga Shekerinska dhe Poposki dhe nga ekipet e tyre, ndërsa Vajgël,
Kukan dhe
Hovit do të tentojnë ta lehtësojnë dialogun dhe t'i gjejnë pikat e përbashkëta për marrëveshje të mundshme. Pritjet nga Brukseli janë kthimi i LSDM-së në Kuvendin e Maqedonisë dhe dhënia fund e krizës
politike që e distancon Maqedoninë nga eurointegrimet, përmes zgjidhjes institucionale dhe
politike të rastit "Puç" dhe përmes formimit të Komisionit kuvendor anketues. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2015,
ora 11:03