VMRO dhe LSDM do vazhdojnë bisedimet në Bruksel
Ka përfunduar pa sukses edhe raundi i djeshëm i bisedimeve mes VMRO DPMNE dhe LSDM në Bruksel. Megjithatë partitë maqedonase kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet për dhe të ulen për të tretën herë në tryezën e diskutimeve.

Këtë e kanë konfirmuar edhe 3 eurodeputetët Ivo Uajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Houit në një komunikatë të përbashkët për shtyp pas takimit.

Asnjë prej partive nuk jep detaje rreth përmbajtjes së bisedimeve, por zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov zbuloi se nuk bisedohet për amnisti të përgjithshme për krimet eventuale të qeveritarëve, ide që u dha dje nga ish kryeministri Ljubço Georgievski. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori