VMRO: BE konfirmoi se Zaev e çoi Maqedoniinë pas
Në kumtesën e VMRO-së thuhet se “Republika e Maqedonisë nuk fitoi datë për bisedime për shkak se udhëhiqet nga një pushtet të korruptuar dhe kriminale”.

“Këshilli i Ministrave të BE-së thanë se nuk duan të jenë në një shoqëri me një vend që udhëhiqet nga një kryeministër dy herë i amnistuar. i cili është kapur se si kërkon ryshfet dhe që ndan vend për familjen e vet”, thonë nga VMRO.

Ata shtojnë Zaevi mossuksesin për hyrje në BE e kërkon gjithkund përveç se tek ai dhe se ai është i gatshëm të hidhërohet me partnerët ndërkombëtar të Maqedonisë vetëm të mos pranojë se ai është arsyeja se pse nuk ka marrë vendi datë për në BE.

“Me Zoran Zaevin dhe LSDM-në shteti vetëm shkon prapa. Ata nuk mund të sjellin standard dhe të ardhme më të mirë evropiane në Maqedoni. Qytetarëve të Maqedonisë ju duhen ndryshime, përparim që do të vinë vetëm kur ky pushtet i LSDM-së do të ikë”, thuhet në kumtesën e partisë maqedonase opozitare VMRO.
Shtuar më 22/06/2019, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori