VMRO-BDI merren vesh për Kalanë e Shkupit
Në Kalanë e Shkupit nuk do të ketë objekte me elemente fetare. Në të do të ndërtohet shtëpia Dardane, Kulla osmane si dhe Muzeu i periudhës bizantine.

Kjo është marrëveshja politike të cilën e kanë arritur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe partneri maqedonas VMRO-DPMNE.

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti deklaroi se Kalaja iu takon të gjithëve dhe periudhave të ndryshme të historisë.

"Këto ditë do të fillohet me fillimin e ndërtimit të shtëpisë Dardane, poashtu do të fillohet me ndërtimin e Kullës osmane.

Kur këto do të vijnë në nivelin e njëjtë atëherë do të mund të vazhdohet me ndërtimin e muzeut të periudhës bizantine mbi themelet e Kishës ortodokse. Asnjë objekt nuk do të ketë elemente fetare, as kryq e as minare por thjesht do të jenë muze", tha për "Zhurnal plus", Izet Mexhiti.

Sipas tij, objekti që tani qëndron duhet të ulet nën niveln e udhës së Kalasë që nga poshtë të mos mund të shihet asnjë objekt. Por gjatë hyrjes në Kala, shpjegon Mexhiti, të duket sikur një lloj trekëndëshi.

"Kjo është marrëveshja politike e cila veç më në ditët në vijim duhet të fillojë realizimi i saj. Besoj që punët do të shkojnë shpejtë sepse projektet janë gati. Mund të zgjatë 6 muaj deri në 1 vit", tha Mexhiti. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2012, ora 19:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori