VMRO akuzon Zaev për bashkëpunim me shërbimet e huaja
VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj konferencës së djeshme të kreut të LSDM-së, duke akuzuar Zaevin për bashkëpunimin me qendrat e huaja. “

"Ai është i vetëdijshëm dhe i gatshëm që të përmbushë pritjet e shefave të tij nga jashtë. Njeriu që publikisht njoftoi opinionin në Maqedoni se populli maqedonas duhet ta lakojë kurrizin, i cili përmes SMS-ave i informonte liderët e partive të tjera se në Qeveri do ta sjellin miq të jashtëm dhe i cili kryeministrit më së paku pesë herë i ka konfirmuar se materialet i ka nga shërbimet e huaja, pret që populli ti besojë dhe të votojë për të në zgjedhje. Bëhet fjalë për personin i cili publikisht ka pranuar se të gjitha punësimet në Strumicë janë partiake dhe ka përcjell porosi deri te qytetarët se kur do të vijë në pushtet të gjithë të punësuarit do të zëvendësohen me anëtarë të LSDM-së. Me çdo konferencë shtypi Zoran Zaev vetëm dëshmon se është bashkëpunëtorë dhe instrument i shërbimeve të huaja, siç edhe vetë ka pranuar”, thuhet në fund të reagimit me shkrim të VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2015, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori