VMRO akuzon se Qeveria nën hije ka pas selinë tek shtëpia e Bokit 13 (VIDEO)
“Kabineti qeveritarë nën hije ka qenë i stacionuar në banesën e Bokit 13”. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Ata akuzojnë pushtetin se kanë pasur dijeni për zhvatjen. Nga kjo parti shtojnë se dëshmitari i këtij rasti e ka informuar ambasadorin për shantazhet dhe ofertën e 2 milion eurove dhe për të njëjtën, e ka informuar edhe ministrin e Jashtëm, për zhvatjen nga ana e partnerëve të kryeministrit. VMRO kërkon përgjegjësi politike dhe penale për krimin dhe korrupsionin, mirëpo siç thonë, kjo mund të ndodhë vetëm kur të gjyqsorit në Maqedoni do të lirohet nga kthetrat e këtij pushteti.

VMRO – DPMNE

“Kabineti qeveritarë nën hije ka qenë i stacionuar në banesën e Bokit 13. Nga atje është koordinuar operacioni ‘Zhvatja’. Nga atje janë gjetur viktimat dhe mënyrat me të cilat bashkëpuntorët e Zaevit, do t’u merrnin miliona euro. Në banesën e Bokit 13 rregullisht ka pasur seanca qeveritare në krye me Zoran Zaevin. Në shtëpinë e tij, rregullisht kanë qenë Shekerinska, Filipçe, Kiracovski dhe funksionarë tjerë të lartë qeveritarë dhe partiak”.

Kryeministri Zoran Zaev, i pyetur se a ka kërkuar përgjigje prej personave që përmenden se e kanë vizituar Bokin 13, ai tha se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe bashkëpartiakët e tij kanë të drejtë të bëjnë çfarë të dojnë, por shtoi se nëse veprojnë në kundërshtim me ligji, të njejtit duhet të përgjigjen.

Zoran Zaev, kryeministër

“Unë besoj se çdo qyetarë është i lirë të udhëtoj ku të dojë, të shkoj ku të dojë dhe të flasë çfarë të dojë, mirëpo nsecili nëse e thyen ligjin duhet të përgjigjët për të, në pajtim me ligjin. Nuk kam për qëllim bashkëpuntorëve të mi të ju tregoj, ti pyes, ku keni qenë, çfarë keni bërë dhe pse e keni bërë”.

Dëshmitrja në rastin Zhvatja, e punësuar si ndihmëse në shtëpinë e Bokit 13 tregoi se shtëpinë e të akuzuarit të rastit “Zhvatja” Bojan Jovanovskit, e kanë vizituar shumë fytyra publike ndër to, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sekretari gjeneral i LSDM-së Aleksandar Kiracovski dhe persona të tjerë. Ndërkaq, dëshmitari Zoran Mitrovski, konsull i Letonisë, në gjykatë bëri me dije se për zhvatjen e kërkuar prej 2 milion eurosh nga Boki 13 e ka infomuar ambasadorin e Letonisë dhe më pas i njejti i ka treguar edhe ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov. Mirëpo ky i fundit, i hodhi poshtë këto pohime duke thënë se me ambasadorin as që e kanë përmendur rastin “Zhvatja”.

Për rastin Zhvatja të akuzuar janë Bojan Jovanovski, Zoran Kiçeec Milevski dhe ish prokurorja special Katica Janeva. Ata akuzohen se nga biznesmeni Orce Kamçev kanë marrë 1, 5 milionë euro për ta shpëtuar nga rasti Perandoria ku akuzohej ky I fundit. Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg.

/shenja/
Shtuar më 28/12/2019, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori