VMRO akuzon policin t’i ketë vënë pistoletën në kokë kandidatit për kryetar komune
Partia opozitare OBRM-PDUKM thotë se kandidatit të tyre për kryetar komune i është vendosur armë zjarri në kokë, nga polici, për të cilin thonë se është i partisë në pushtet – LSDM-së.

Bëhet fjalë për kandidatin për kryetar në Komunën e Kavadarit, Mitko Jançev.

“VMRO-DPMNE dënon ashpër dhunën dhe sjelljen brutale të LSDM-së dhe institucioneve që kanë nën kontroll. Është e qartë frika e LSDM-së nga populli dhe energjia që është mbledhur kundër paligjshmërisë që ata manifestojnë. Me këtë LSDM tregon se ka kidnapuar shtetin dhe rrënon gjitha vlerat demokratike”, thuhet në njoftimin e VMRO-së.

Ata më tej shtojnë se LSDM dhe keqpërdorimet e tyre nuk mund të pengojnë energjinë e popullit ndaj tyre. Partia opozitare thekson se përgjigja e popullit do të arrijë më 15 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori