VMRO akuzon për korrupsion kryetarin e Ohrit
VMRO-DPMNE ka kritikuar sot kryetarin aktual të Ohrit për dhënien me koncesionparkingjeve në këtë qytet.
Kjo parti e ka cilësuar vendimin e kryetarit Aleksandër Petreski, si veprim kriminal dhe skandaloz, që është në dëm të qytetarëve dhe në dobi të, siç thuhet, një grupi të afërt me të.

"Sipas burimeve tona, inspektorët kanë konstatuar se personat që punojnë në parkingjet nuk janë fare të lajmëruar si të punësuar, për ta nuk paguhen kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional dhe as të dhënat e tjera për rregullimin e marrëdhënies së punës. Kjo do të thotë keqpërdorim dhe eksploatim klasik të njerëzve të cilët punojnë në kompaninë private që i menaxhon parkingjet, ndaj do të ngrihen procedura adekuate pranë institucioneve kompetente", kanë thënë nga VMRO-DPMNE në Ohër, njofton Zhurnal.

"Me këtë veprim të paligjshëm dhe me rritjen e paligjshme të çmimeve në 50 denarë, si dhe vendimi i gabar për okupimin e parkingjeve të lira në Ohër, del në pah afera e madhe korruptive me dhënien me koncesionparkingjeve në Ohër", kanë vijuar akuzat nga VMRO-DPMNE. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori