"Vlerësim i korrupsionit dhe antikorrupsionit në Evropën Juglindore"
Në kuadër të Raportit rajonal për antikorrupsion mbahet sot në Shkup prezantimi për "Vlerësimi i korrupsionit dhe antikorrupsionit në Evropën Juglindore", i përgatitur nga iniciativa SELDI (Lidership për zhvillim dhe integritet në EJL), anëtare e së cilës është edhe Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).

Raporti është pjesë e projektit Platformë rajonale për luftë kundër korrupsionit, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe pjesë e Programit të USAID-it për luftë kundër korrupsionit.

Në ngjarjen promovuese është parashikuar që të kenë fjalime ushtruesi i detyrës Ambasador i SHBA-së Bart Patni dhe Martin Klauke, udhëheqës për bashkëpunim në delegacionin e Bashkimit Evropian.

Daniella Mineva, hulumtuese në Qendrën për studim të demokracisë nga Bullgaria do ta prezantojë Raportin për vlerësim të korrupsionit në Maqedonisë, ndërsa Munir Podumlak, drejtor ekzekutiv i Partneritetit për zhvillim shoqërore nga Kroacia do të flasë për përvojat e Kroacisë në luftën kundër korrupsionit.

Projekti Platformë rajonale për antikorrupsion është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e realizon Qendra për studim të demokracisë nga Bullgaria dhe partnerët e saj. Qëllimi është që të vendoset dialog me miratuesit e vendimeve në nivel rajonal dhe kombëtar, si dhe të rritet transparenca, legjimiteti dhe siguria e organizatave të shoqërisë civile.

Programi shfrytëzon disa metoda inovative duke e përfshirë Sistemin për ndjekjekorrupsionit (SNK) i cili përdor burime të ndryshme të informatave dhe i kombinon metodat kuantitative dhe kualitative për ndjekje dhe vlerësim. SNK siguron informata të hollësishme për tipet, nivelin dhe trendet e korrupsionit. Kombet e Bashkuara (KB) e kanë pranuar SNK-në si sistem me praktika më të mira për ndjekjekorrupsionit në nivel kombëtar. (MIA) /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori