Vjen reagimi i kompanisë që kishte në pronësi kamionin që shkaktoi aksidentin në Gjilan
Kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”, ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, shkruan Albeu.com

Me anë të një komunikate ata kanë bërë me dije se kamioni ka pasur të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se kanë kryer të gjitha testet e duhura.

Poashtu, përmes kësaj shkrese ata kanë thënë se e kanë përjetuar rëndë këtë aksident, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Qerim Çoqaj, derisa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Nga ana tjetër, organet e hetuesisë po vazhdojnë të merren me rastin në fjalë. /albeu.com/

Shtuar më 07/03/2019, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori