Vjen "Palma Mall Tetovë", superqëndra tregtare
Janë prezantuar sot në Tetovë kapacitetet e qendrës së re tregtare "Palma Mall", e cila radhitet e treta për nga madhësia në Maqedoni. Ky objekt komercial, që është në ndërtim e sipër prej shtatorit të vitit të kaluar, shtrihet në 32 mijë metra katrorë dhe është i ndërtuar në katër kate, si dhe ka parking nëntokësor me kapacitet prej 250 automjetesh.

Do të ketë 80 dyqane me përmbajtje të ndryshme. Restorante dhe kafene, marka me famë botërore për veshje, market Ramstore dhe të tjera, njofton Zhurnal.

"Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e ‘Palma Mall’ kap vlerën prej 20 milionë euro dhe duhet të mundësojë hapjen e 200 vendeve të reja të punës", është shprehur Drejtori i Përgjithshëm, Festim Lala.

Investitori Nexhat Xheladini, i cili njëherësh është pronar i zinxhirit të dyqaneve "Palma Trade", ka theksuar se ndërtimi i "Palma Mall", si qendër më e madhe dhe më bashkëkohore tregtare në Maqedoninë Perëndimore, është në interes të përmbushjes së nevojave të qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori