Igli Tare merr një super mbrojtës

Skuadra e Lazios është pranë arritjes së marrëveshjes me Paris Saint-Germainin për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Layvin Kurzawa ka njoftuar “Tuttomercatoweb”.

Mësohet se PSG-ja, fillimisht ka kërkuar katër milionë euro për ta lënë të lirë 29-vjeçarin por marrëveshje do të finalizohet për një dëmshpërblim prej 2.5 milionë eurosh.

Zyrtarizimi i Kurzawas te Lazio është çështje kohe pasi ai nuk ka vend te skuadra franceze. Ai këtë edicion ka pasur vetëm nëntë minuta loja te PSG-ja dhe për këtë arsye do të largohet nga ekipi. Kurzawa ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2024.

Ai është pjesë e Parisit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Monaco.


Shtuar 28.12.2021 16:19