Vjen i ftohti siberian, borë dhe temperatura ekstreme
Drejtoria për çështje hidrometeoroligjike ka bërë të ditur një njoftim të jashtëzakonshëm duke rekomanduar që shoferët të kenë patjetër paisje dimërore, kujdes në vozitje, ulje të shpejtësisë gjatë vozitjes, respektim të shenjave të komunikacionit dhe planifikim të udhëtimit në bazë të kushteve atmosferike.

Sipas informacioneve të mara nga kjo drejtori, nesër priten rreshje të mëdha shiu duke filluar nga veriu që më pas do kalojë në borë.

Deri të dielën në mëngjes gjithë vendi do mbulohet me borë përveç disa rajoneve jugore.

Në vendet malore, në pjesën perendimore të venditt pritet që të ketë borë më shumë se 50 cm dhe në vendet më të ulëta bora pritet të jetë deri më 20 cm. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2016, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori