Vjedhje e konsiderueshme në një banesë në Gjorçe Petrov të Shkupit
Stoli ari, para, pistoletë “Brunser –Kompakt” e kalibrit nëntë mimilemtra dhe karikator me 14 plumba, janë vjedhur dje nga një banesë në Gjorçe Petrov.

Policia kumtoi se rastin e ka paraqitur pronari i banesës Z.R.

Pas vjedhjes, personi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke përfituar në mënyrë të paligjshme pasuri prej rreth 184.000 denarësh.

Nga Policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori