Vizita në Kumanovë, Ahmeti kërkon ndihmën e ish komandatëve të UÇK-së
Disa ish-komandantë të UÇK-së në Kosovë janë angazhuar nga BDI për të ndihmuar në qetësimin e situatës në Kumanovë dhe Likovë me qëllim që kryetari i saj, Ali Ahmeti, të mund të vizitojë "Lagjen e Trimave" para datës 20 tetor.

Kështu shkruan portali maqedonas "Libertas".

Sipas të njëjtit burim, thuhet se BDI ka kërkuar asistencë nga disa ish luftëtarë të UçK-së të Kosovës. të cilët do të mundohen të qetësojnë banorët e kësaj lagjeje pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit.

Këta persona kanë mbërritur në Kumanovë dhe po punojnë në qytet dhe në fshatin Vaksincë.

Kundër kësaj iniciative janë përkrahësit e dy komandatëve të ndjerë, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, të cilët këmbëngulin që Ahmeti të mos e vizitojë Kumanovën. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2015, ora 11:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori