Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina
Topalli vijon ditën e dytë të vizitës në
Maqedoni. Gjatë ditës së sotme ajo do të takohet me krerët e shtetit, presdentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ndërsa më pas do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para deputetëve të Maqedonisë.
Gjithashtu kryeparlamentarja
Topalli do të takohet edhe me deputetët e grupit të miqësisë
Maqedoni-Shqipëri dhe me një grup grash deputete.
Ndërkohë ditën e djeshme,
Topalli është takuar edhe me dy krerët e partive
politike shqiptare, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin.
Në takimin mes Topallit dhe dy liderëve, të BDI-së dhe PDSH-së është diskutuar për zhvillimet
politike, incidentet e fundit ndëretnike, procesin e integrimi euroatlantik si dhe gjendja e partive
politike shqiptare në
Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012,
ora 09:58