“Nëse nuk doni këshilla, zgjidhini gjërat vetë”, Ronaldo kritikon “fëmijët” e United

Superylli 36-vjeçar është frustruar me paraqitjet e United që kur u kthye në klub.

Dhe ai beson qartë se shumë lojtarë nuk mund të përballojnë duke i thënë ai se çfarë po bëjnë gabim.

CR7 fillimisht u shpreh: “Lojtarët e pjekur, lojtarët më të vjetër, ata gjithmonë mund të ndihmojnë lojtarët e rinj. Por mund të jap një shembull, nëse të jap këshilla, edhe nëse je më i mirë se unë dhe nuk do t’i zbatosh ato në përditshmëri, do të jetë e vështirë.

Unë mund të flas gjithë ditën me atë person, por nëse nuk vjen nga brenda, është e pamundur.”

Më pas ai vazhdon: “Njerëzit nuk e pranojnë nëse i kritikoni. Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe nëse ata kanë nevojë për ndihmën time, mbështetjen time dhe këshillat e mia, unë do të jem numri 1 për të ndihmuar.

Por nëse nuk doni ndihmën time, bëni punën tuaj, kërkoni veten dhe bëni më të mirën për të ndihmuar ekipin”.

Kujtojmë Ronaldo së fundmi duket sikur është kthyer në një problem për skuadrën në fushë, pasi shpesh shihet duke drejtuar apo urdhëruar lojtarët e tjerë.

Portugezi ka hasur kritike edhe nëpër studio televizive për këtë fakt. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 15:16