Kompania ajrore hungareze
Vizer me subvencione tė Qeverisė sot paralajmėroi operim nė gjashtė destinacione tė reja nga
Maqedonia me ēmime tė cilat nė njė drejtim duke pėrfshirė edhe taksat e aeroportit do tė jenė prej 8,99
euro deri nė 17,99
euro, raporton Zhurnal.
Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes pėr subvencionim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, nėnkryetari ekzekutiv i
Vizerit, John Stivenson njoftoi se investimi pėr fillimin me operimin e destinacioneve tė reja do tė kushtojė 80 milionė dollarė qė do tė shoqėrohet me hapjen e 300 vendeve tė reja tė punės.
Nga 28
tetori i kėtij viti
Vizer duhet tė fillojė me fluturime nga Shkupi drejt Dortmundit dhe Ajnhovenit, ndėrsa ēmimi i biletave tė cilat tashmė janė nė shitje nė njė drejtim bashkė me taksat do tė jetė 12,99, gjegjėsisht 17,99
euro.
Dy herė nė javė aviotransportuesi hungarez do tė qarkullojė drejt Malmos, Milanos dhe Mynihut nga 29
tetori, pėr ku biletat do tė kushtojnė nga 17,99
euro dhe 8,99
euro.
Tri herė nė javė
Vizer do tė udhėtojė deri nė Basel nga 30
tetori, ndėrsa ēmimi i biletės ėshtė, gjithashtu, 17,99
euro. Nga fluturimi i radhės, sipas Stivensonit,
Vizer do tė vendos fluturime edhe drejt Brukselit, ndėrsa mendohet edhe pėr nė Romė dhe Barcelonė varėsisht prej nevojave tė qytetarėve.
Planet e kompanisė janė tė angazhojė tė punėsuar tė popullatės lokale. Fillimisht kuadri i pilotėve do tė jetė prej jashtė, por mė vonė planifikohet angazhim nga
Maqedonia. Pėr subvencionimin e
Vizerit, Qeveria e Maqedonisė nė pajtim me Marrėveshjen e nėnshkruar trevjeēare do tė ndajė 306 milionė denarė.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski vlerėsoi se destinacionet tė cilat vendosen nga vjeshta me subvencionimin e
Vizerit janė atraktive dhe do t'u pėrgjigjen nevojave tė qytetarėve pėr t'u lidhur me Evropėn. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2012,
ora 13:27