Viti i ri shkollor, start problematik
Sot u hap edhe zyrtarisht vitit shkollor 2012-2013 për rreth 300 000 nxënës shkollave fillore dhe të mesëm në Maqedoni. Fatkeqësisht, as ky vit i ri nuk pritet të sjellën ndonjë përmirësim domethënës sa u takon kushteve në të cilat mësojnë një pjesë e konsiderueshme e nxënësve shqiptar, si dhe klimës së acaruar politike në të cilën zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, shkruan "Koha".

Pa abetaren mbarëkombëtare, me tekste shkollore ku shqiptarët quhen "atë ardhur" dhe "njerëz mali", me shkolla të improvizuara nëpër shtëpi private, me emra shkollash që rrezikojnë të hiqen nga policia, por edhe me nxënës që kanë mbetur në rrugë pasi Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka arritur t’u ofrojë asnjë zgjidhje, shqiptarët do të inaugurojnë fillimin e këtij vitit shkollore, i cili nuk është aspak më i mirë se vitet e kaluara.

Për më tepër se kaq, të drejtat e shqiptarëve për shkollim në gjuhën shqipe kanë shënuar regres. Tani nuk është vetëm Manastiri qyteti ku shqiptarët vështirë realizojnë të drejtën për shkollim në gjuhën amtare, por edhe Podgorca e Strugës, për nxënësit e të cilës ministri Pançe Kralev lëshoi vendimin që të mos shkollohen në gjuhën shqipe.

Borxhet e mëdha ku janë zhytur shkollat për shkak të faturave të papërballueshme të ngrohjes dhe rrymës elektrike janë një problem më vete, por që gjithsesi se rëndojnë mbarëvajtjen dhe organizmin e punës nëpër shkolla.
Shtuar më 03/09/2012, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori