“Unë do të mund të them se në dhjetor është shumë vështirtë, por le të shohim çka do të ndodh në janar. Ne kemi një sërë datash të marra deri më tani por nuk kemi filluar negociatat… Ne na duhet ti fillojmë negociatat, të ketë seancë të parë ndërqeveritare dhe vetëm ai hap do ta kthejë besimin në proces… Por tani në dhjetor nuk do ta ketë me siguri?! Në Dhjetor nuk do ta ketë.  Në janar? Nuk e di duhet të ulemi e të bisedojmë. Por duket se kalendari politik nuk zbatohet deri në fund. Neve na shpejtohet sepse presim më shumë se dy dekada, ndërsa Bullgaria dëshiron proces i cili do të marrë disa muaj. E për këtë duhet të ulemi e të bisedojmë”, deklaroi Nikolla Dimitrov, zv.kryeminitër për eurointegrimet.