Visar Ganiu: Tre masa shtesë të cilat nuk janë paraparë në Kontratë por do të realizohen
Sot në një konferencë për shtyp, Visar Ganiu ka shpalosur edhe tre masa shtesë të cilat nuk ishin përfshirë në Kontratë, por që implementimi i tyre do të fillojë menjëherë pas marrjes të mandatit.

Në bisedimet që i kemi pasur me qytetarët tanë në këtë muajin e fundit, disa herë më është theksuar se në Çair ka shumë pak parqe, parkingje dhe hapësira publike. Puna e parë që unë të bëj, si të marr mandatin e kryetarit të Komunës, do të jetë rishikimi i Planeve të detajuara Urbanistike.

Unë ju premtoj se do të shfrytëzoj çdo mundësi të cilën ligji më jep brenda kompetencave te mija, që sa më pak të ketë hapësira urbane të uzurpuara dhe të planifikojmë sa më tepër vende me zona të reja të gjelbra dhe hapësira të reja më të vogla parkimi”.

Formimi i Ndërmarrjes për higjienë komunale dhe njësisë për kujdesin e qenve endacakë në kuadër të Komunës “Një nga detyrat më të rëndësishme që do ta kem, do të jetë krijimi i një ndërmarrje për higjienë komunale. Çairi është në qendër të Shkupit dhe ne duam që komuna jonë të jetë krenaria e qytetit. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2017, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori